Ndërlidhjet

Franca i bën thirrje Izraelit që të përmbahet


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Franca i ka bërë thirrje Izraelit që të përmbahet përgjatë fushatës ushtarake të saj në Rripin e Gazës, ku për gjashtë ditë po kryen sulme ajrore.

Këto sulme deri më tash kanë marrë jetën e 160 personave, kryesisht civil.

Ministri i mbrojtjes së Francës, Jean Yves Le Drian, ka thënë sot se Parisi i dënon “sulmet me raketa të Hamasit kundër civilëve izraelit, por ne gjithashtu i bëjmë thirrje Izraelit që të tregojë përmbajtje, dhe të sigurohet që viktimat në civil të evitohen”.

Ndërkohë, Izraeli iu ka bërë thirrje banorëve të pjesës veriore të Rripit të Gazës që të evakuohen prej shtëpive të tyre, duke sygjeruar se sulmet do të vazhdojnë.

Ushtria izraelita ka njoftuar se katër ushtarë të saj janë plagosur lehtë derisa kanë bërë përpjekje që të shkatërrojnë një prej vendeve prej nga Hamasi po e sulmon Izraelin me raketa.

Deri më tash, lëvizja islamike e palestinezëve, Hamas e ka sulmuar Izraelin me 700 raketa.

XS
SM
MD
LG