Ndërlidhjet

Vriten dhjetëra gra në Bagdad


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Rreth 30 persona, shumica e tyre gra, janë vrarë gjatë bastisjeve që persona të armatosur kanë kryer në një kompleks banimi në Bagdad.

Policia thotë se persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në dy objekte në lagjen Zayounah në pjesën lindore të Bagdadit.

Agjencitë e lajmeve kanë ofruar shifra të ndryshme të viktimave. Associated Press raporton për 33 të vrarë prej të cilave 29 gra.

Agjencia franceze, AFP raporton se 25 persona janë vrarë, të gjitha gra.

Të dy agjencitë e lajmeve kanë thënë se së paku 12 persona janë plagosur.

Policia e ka rrethuar zonën ku ka ndodhur krimi.

Zyrtarë që nuk janë identifikuar, i kanë thënë agjencisë së lajmeve, AFP, kanë thënë se ndërtesat e bastisura janë përdorur për prostitucion.

“Ky është fati i prostitucionit”, thuhet në një mbishkrim që është lënë në derën e një prej ndërtesave të sulmuara.

Një nga korrespondentët e AFP-së, e ka cituar një dëhsmitar i cili ka thënë se disa persona janë arrestuar pas kryerjes së vrasjeve.

XS
SM
MD
LG