Ndërlidhjet

Rusia i kërcënohet Ukrainës


Një banore shihet në dritaren e shtëpisë së saj e cila ishte dëmtuar nga predhat e forcave të qeverisë së Ukrainës në pjesën lindore të Ukrainës
Një banore shihet në dritaren e shtëpisë së saj e cila ishte dëmtuar nga predhat e forcave të qeverisë së Ukrainës në pjesën lindore të Ukrainës

Rusia i është kërcënuar Ukrainës me “pasoja të pakthyeshme” pas akuzave se një predhë nga Ukraina ka rënë brenda Rusisë, duke e vrarë një person.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me këtë incident, ka thënë një zëdhënës i presidencës ruse.

Por, Ukraina i ka hedhur poshtë pohimet se ushtria e saj ka shtënë matanë kufirit, dhe i ka vlerësuar akuzat si “krejtësisht absurde”.

Zyrtarët e Ukrainës kanë sugjeruar se separatistët prorusë mund të jenë përgjegjës, duke shpresuar se do ta nxisin Moskën që të intervenoj në favor të tyre.

Por, edhe kryengritësit prorusë i kanë hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG