Mijëra palestinezë janë larguar nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, derisa Izraeli ka tërhequr vërejtjen se planifikon ta vazhdoj ofensivën e vet ushtarake.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, tha se afro 17 mijë palestinezë janë dërguar në strehimore speciale të ngritura nga OKB-ja, në 20 shkolla në Rripin e Gazës.
Ofensiva e Izraelit ka filluar më 8 të këtij muaji, pasi tha se këtë po e bënte në përgjigje të hedhjes së raketave në Izrael nga Rripi i Gazës, që qeveriset nga lëvizja Hamas.
Ushtria izraelite tha se i ka ndërmarrë më se 1300 sulme ajrore, ndërsa militantët palestinezë i kanë hedhur më se 800 raketa në territorin e Izraelit.
Autoritetet shëndetësore palestineze në Gaza thanë se 166 vetë janë vrarë, përfshirë edhe dhjetëra civilë.
Nuk ka pasur të vrarë në Izrael, megjithqë është raportuar për disa të plagosur.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe shumë aleatë izraelitë, kanë filluar të shfaqin shqetësim për rritjen e numrit të civilëve të vrarë.