Ndërlidhjet

Çeki: Vdiq edhe ushtari i pestë nga sulmi në Afganistan


Ushtarët e Çekisë në një patrullë në Afganistan
Ushtarët e Çekisë në një patrullë në Afganistan

Ministria e mbrojtjes e Çekisë ka njoftuar se ushtari i cili ishte plagosur rëndë nga një sulm në Afganistan, ka vdekur.

Nga sulmi vetëvrasës me bombë më 8 korrik u vranë katër ushtarë çekë, në përbërje të NATO-s, dhe 12 persona të tjerë, në provincën lindore Parvan.

Në njoftimin e shkurtër të Ministrisë së mbrojtjes së Çekisë theksohet se ushtari i pestë ka vdekur sot në spitalin ushtarak në Pragë, një ditë pasi nga Afganistani ishte transportuar në Çeki.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës për ushtarët e Çekisë që shërbejnë në Afganistan, në kuadër të NATO-s.

Qeveria e Çekisë është shprehur e përkushtuar për t’i mbajtur ushtarët në Afganistan.

XS
SM
MD
LG