Ndërlidhjet

Vdiq nobelistja, Gordimer


Nobelistja, Nadine Gordimer
Nobelistja, Nadine Gordimer

Fituesja e çmimit Nobel për paqe, Nadine Gordimer, e cila ka ndihmuar në ekspozimin global të padrejtësive të apartaeidit me bazë racore, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Shkrimtarja, e cila e kishte fituar çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1991, ka vdekur në gjumë në shtëpinë e saj në Johanesburg, njofton familja e saj përmes një komunikate.

Novelat e Gordimerit, në mesin e të cilave edhe “A Guest of Honor”, “The Conservationist” dhe punime të tjera janë publikuar në 40 gjuhë të botës.

Shumica e tregimeve të saj kanë qenë për dashuri, urrejtje dhe miqësi nën sistemin e apartaeidit.

"The Washington Post" e kishte cituar Gordimerin duke thënë se roli i saj si autore ka qenë thjeshtë “të shkruaj në mënyrën time me sinçeritetin më të madh”.

XS
SM
MD
LG