Ndërlidhjet

Intensifikohen luftimet në Tripoli


Aeroporti i Tripolit (Arkiv)
Aeroporti i Tripolit (Arkiv)

Luftimet në mes të milicive rivale raportohet se janë intensifikuar në aeroportin e kryeqytetit të Libisë, Tripoli.

Zëdhënësi i qeverisë ka thënë se 90 për qind e aeroplanëve që janë të parkuar në aeroport janë dëmtuar.

Zëdhënësi gjithashtu ka thënë se qeveria po e shqyrton idenë e thirrjes së forcave ndërkombëtare që të ndihmojë në stabilizimin e vendit.

Sulmi në aeroport është nisur më 13 korrik, kur disa raketa e kanë goditur aeroportin i cili është mbajtur mbyllur nga ajo ditë.

Një milici e Libisë e quajtur “Forca për Stabilitet dhe Siguri” është duke bërë përpjekje që të marrë kontrollin mbi aeroport nga rebelët e Zintanit që kanë prejardhje prej Libisë veriperëndimore.

Rebelët e Zintanit e kanë nën kontroll aeroportin prej rrëzimit nga pushteti të regjimit të Muammer Gadafit në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG