Ndërlidhjet

Sot, Juncker konfirmohet si president i KE-së


Ish kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker (ARKIV)
Ish kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker (ARKIV)

Jean Claude Juncker, do të aprovohet si Presidenti i ri i Komisionit Evropian.

Konfirmimi duhet të aprovohet në Parlamentin Evropian në Strasburg më 15 korrik.

Ish kryeministri i Luksemburgut është nominuar nga shefat e qeverive muajin e kaluar, megjithë kundërshtimet e ashpra nga Britania e Madhe dhe Hungaria.

Ai, megjithatë, pritet që të aprovohet lehtësisht nga Parlamenti Evropian, pasi e ka përkrahjen e dy grupeve më të mëdha, bllokun e Partive Popullore Evropiane së cilës i takon edhe Juncker dhe grupit të Social Demokratëve.

Ndërkaq, më 16 korrik, liderët e BE-së pritet të mblidhen në Bruksel për të nominuar shefin e ardhshëm të politikës së jashtme dhe ndoshta edhe kandidatin për president të BE-së.

Sot, Parlamenti evropian pritet të debatojë edhe situatën në Ukrainë me Komisionerin evropian për Zgjerim, Stefan Fule.

BE-ja ka sanksionuar mbi 70 rusë dhe separatistë pro rusë në Ukrainë.

Ambasadorët e BE-së do të debatojnë për mundësinë e zgjerimit të listës së personave të sanksionuar me qëllim që të godasin më shumë firma që bëjnë biznes me Krimenë e aneksuar.

XS
SM
MD
LG