Ndërlidhjet

Philip Hammond, kryediplomati i ri britanik


Philip Hammond, emërohet shef i diplomacisë britanike
Philip Hammond, emërohet shef i diplomacisë britanike

Kryeministri britanik, David Cameron, e ka emëruar Philip Hammond, Sekretar të ri të Jashtëm të këtij vendi.

Hammond momentalisht është Sekretar i Mbrojtjes dhe njihet për politikat e tij skeptike ndaj Evropës.

Hammond do e zevendësojë William Hague, i cili njoftoj se ka dhënë dorëheqje, katër vjet pasi e kishte marrë detyrën e shefit të diplomacisë britanike.

Lëvizja e papritshme ka të bëjë me riformatimin e qeverisë britanike, para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në muajin maj të vitit të ardhshëm.

William Hague, i cili ishte zgjedhur për herë të parë deputet në vitin 1989, ka thënë se vitin e ardhshëm do heq dorë nga politika kombëtare në përgjithësi.

Hague ka thënë se ai do të vazhdojë të punojë si i deleguar i veçant për t’i dhënë fund dhunës seksuale në zonat e luftës, diçka në të cilin ai është i angazhuar së bashku me aktoren e Hollywoodit, Angelina Jolie.

XS
SM
MD
LG