Ndërlidhjet

Jahjaga: Agjenda kryesore e Kosovës, anëtarësimi në BE


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Dubrovnik, 15 korrik, 2014.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Dubrovnik, 15 korrik, 2014.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, të tretin me radhë, që sivjet organizohet në Dubrovnik.

Mikpritës i samitit, që është një nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane, është presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ndërsa në të po marrin pjesë presidentët e vendeve të rajonit.

Pjesëmarrëese në samit është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në fajlën e saj, presidentja Jahjaga ka thënë se agjenda kryesore e Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Vendi im, Republika e Kosovës, është e vendosur që të lëvizë përpara. Ne kemi kaluar një pjesë të madhe të viteve të kaluara duke çimentuar demokracinë tonë - ne kemi konsoliduar institucionet tona, kemi siguruar funksionimin e tyre demokratik dhe pandërprerë kemi ndërvepruar me komunitetet tona minoritare për t’i integruar ato plotësisht në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës”, ka thënë pos tjerash Jahjaga.

XS
SM
MD
LG