Ndërlidhjet

Moskë: Ditë zie për të vdekurit në metro


Ekipet e shpëtimit duke i bartur të plagosurit nga metroja e Moskës
Ekipet e shpëtimit duke i bartur të plagosurit nga metroja e Moskës

Në Moskë sot është ditë zie për 22 personat e vdekur nga dalja e trenit nga binarët në metronë e atjeshme.

Flamujt janë ulur në gjysmë shtize, ndërsa shfaqjet argëtuese janë anuluar.

Janë mbajtur lutje në të gjitha kishat e qytetit.

Dhjetëra spitale i kanë hapur qendrat speciale për dhënie të gjakut për 129 të plagosurit nga incidenti i djeshëm.

Kjo përplasje ishte më tragjikja në historinë 79 vjeçare të sistemit hekurudhor nëntoksor në Moskë.

Tre vagona raportohet se kishin dalur nga binarët, gjatë shpejtësisë prej 70 kilometrash në orë, gjatë mëngjesit, kur metroja është përplotë me udhëtarë.

Mendohet se incidenti i rëndë është shkaktuar nga gabimi teknik.

Mundësia e sulmit terrorist është përjashtuar.

Hetimet po vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG