Ndërlidhjet

Izraeli kërkon evakuimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës


Palestinezët afër një shtëpie për të cilën policia thotë se është shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite më 8 korrik
Palestinezët afër një shtëpie për të cilën policia thotë se është shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite më 8 korrik

Ushtria e Izraelit u ka tërhequr vërejtjen afro 100 mijë palestinezëve në pjesën lindore të Rripit të Gazës, që të evakuohen për shkak të vazhdimit të sulmeve ajrore.

Derisa janë hedhur bomba në vendbanimin Zeitun në pjesën juglindore të Qytetit të Gazës, banorët kanë marrë mesazhe telefonike për evakuim.

Në letrat e hedhura nga ajri, banorëve u është tërhequr vërejtja që të mos kthehen në shtëpitë e tyre deri në njoftimin e ardhshëm.

Këto zhvillime u bënë sot ditën e nëntë të operacionit ushtarak izraelit me emrin Kufiri i Mbrojtur, me të cilin synohet ndalja e hedhjes së raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit.

Sulmet u bënë në periudhën kur u shuan shpresat për armëpushim, meqë lëvizja islamiste Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, dje e refuzoi armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Izraeli.

Gjatë kësaj kohe të shkurtër të armëpushimit, Izraeli i kishte pezulluar sulmet ajrore.

Më se 200 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa nga raketat e Hamasit të hedhura brenda Izraelit, është vrarë një shtetas izraelit.

XS
SM
MD
LG