Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët thonë se nuk e kanë kryer sulmin në Paktika


Banorët e mbledhur pas eksplodimit në lagjen Urgon në provincën paktika në Afganistan
Banorët e mbledhur pas eksplodimit në lagjen Urgon në provincën paktika në Afganistan

Talibanët thonë se nuk kanë përgjegjësi për sulmin e djeshëm me bombë në një treg përplotë me njerëz në provincën Paktika në Afganistan, nga i cili u vranë 89 vetë.

Ky ishte njëri nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në Afganistan, prej invadimit të Shteteve të Bashkuara, në vitin 2001.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, deklaroi se luftëtarët talibanë “nuk kryejnë sulme të tilla dhe sulmet e tilla nuk sjellin kurrfarë përfitimi për ta”.

Por, zyrtarët e qeverisë së Afganistanit i fajësojnë talibanët për eksplodim, dhe i kanë kritikuar militantët për sulmin kundër civilëve, derisa ata blenin ushqim për muajin e shenjtë të Ramazanit.

XS
SM
MD
LG