Ndërlidhjet

Izraeli sulmon shtëpitë e liderëve të Hamasit


Rripi i Gazës
Rripi i Gazës

Ushtria e Izraelit ka vazhduar sulmet në Rripin e Gazës, duke goditur shtëpitë e së paku katër udhëheqësve të lartë të Hamasit.

Avionët luftarakë kanë bombarduar sot 30 zona të veçanta në veri të Rripit të Gazës.

Sulmet kanë ndodhur pasi Izraeli ka hedhur fletushka në lagje të ndryshme të këtij rajoni, duke paralajmëruar rreth 100,000 banorë që të evakuohen.

Fletushkat po ashtu paralajmërojnë banorët që të mos kthehen deri në njoftimin e radhës.

Mbi 200 palestinezë janë vrarë, ashtu si edhe një izraelit, në sulmet e ndërsjella.

XS
SM
MD
LG