Ndërlidhjet

Ushtria e Irakut tërhiqet nga Tikriti


Tikrit
Tikrit

Ushtria e Irakut është tërhequr nga qyteti i Tikritit, pasi ofensiva e saj ka hasur në rezistencë të fortë nga militantët.

Ofensiva ka pasur për qëllim të zmbrapsë militantët sunitë, të cilët kontrollojnë disa territore të Irakut.

Kjo është hera e dytë që forcat qeveritare dështojnë në Tikrit.

Ky i fundit është bastion i besnikëve të diktatorit të ndjerë, Saddam Hussein.

Zmbrapsja e ushtrisë vjen një ditë pasi deputetët në Bagdad kanë zgjedhur kryetarin e ri të Parlamentit, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të qeverisë.

XS
SM
MD
LG