Ndërlidhjet

Rusët i japin lamtumirën disidentes anti-sovjetike


Moskë, 16 korrik 2014.
Moskë, 16 korrik 2014.

Qindra qytetarë të Moskës i kanë dhënë lamtumirën disidentës së epokës sovjetike, Valeriya Novodvorskaya.

Gazetarë, politikanë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë të rëndomtë kanë bërë homazhe pranë trupit të saj në qendrën Andrei Sakharov në Moskë.

Novodvorskaya ka vdekur më 12 korrik në moshën 64-vjeçare.

Ajo ka qenë vetëm 19 vjeçe kur është arrestuar për herë të parë për shkak të pikëpamjeve të saj anti-sovjetike.

Në vitet e fundit, Novodvorskaya ka qenë kritike e hapur ndaj politikave të Qeverisë ruse, përfshirë edhe aneksimin e Krimesë nga Moska.

XS
SM
MD
LG