Ndërlidhjet

Vriten katër fëmijë nga sulmet në Gaza


Rripi i Gazës
Rripi i Gazës

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se katër fëmijë kanë humbur jetën nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Viktimat e fundit vijnë pasi Izraeli ka intensifikuar sulmet në këtë rajon, duke qëlluar shtëpitë e liderëve të Hamasit.

Raportohet se militantët islamikë kanë hedhur sot dhjetëra raketa në Izrael.

Hamasi ka refuzuar zyrtarisht armëpushimin e porpozuar nga Egjipti, për t’iu dhënë fundit luftimeve, të cilat kanë nisur nëntë ditë më parë.

Izraeli ka pranuar propozimin, por ka rinisur sulmet pasi militantët palestinezë kanë vazhduar të hedhin raketa nga Gaza.

Mbi 210 palestinezë dhe një izraelit janë vrarë në sulmet e ndërsjella.

XS
SM
MD
LG