Ndërlidhjet

SHBA dhe BE me sanksione të reja kundër Rusisë


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë forcuar dukshëm sanksionet kundër Rusisë, për shkak të veprineve të saj në Ukrainë.

Uashingtoni, për herë të parë, ka goditur sektorin bankar, ushtarak dhe atë energjetik të Rusisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se sanksionet e reja janë përgjigje ndaj dështimit të Rusisë për të marrë hapa konkretë në ndalimin e dhunës në lindje të Ukrainës.

Departamenti i Thesarit ka bërë të ditur se subjektet e prekura përfshijnë kompaninë shtetërore të naftës, Rosneft, bankën shtetërore Vnesheconombank, prodhuesin e gazit natyror Novatek dhe Gazprombankën, krahun financues të Gazpromit.

Pesë rusë të tjerë janë sanksionuar po ashtu, përfshirë një ndihmës të presidentit Vladimir Putin.

Edhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të zgjerojnë sanksionet ndaj Rusisë, duke goditur kompanitë që ndihmojnë në minimizimin e sovranitetit të Ukrainës.

Krerët e BE-së kanë vendosur po ashtu që të kërkojnë nga Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që të pezullojnë financimin e projekteve të reja në Rusi.

XS
SM
MD
LG