Ndërlidhjet

11 ushtarë të vrarë në lindje të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se 11 ushtarë të saj janë vrarë në 24 orët e fundit, shumica në përleshjet me separatistët pro-rusë pranë kufirit me Rusinë.

Andriy Lysenko, zëdhënës i Këshllit Mbrojtës të Ukrainës, ka thënë se trupat qeveritare janë zënë në pritë nga separatistët në pikën kufitare Izvarino.

Rreth 270 ushtarë ukrainas dhe qindra civilë e rebelë janë vrarë prejse qeveria ka nisur ofensivën në prill, kundër separatistëve në lindje.

XS
SM
MD
LG