Pavarësisht armëpushimit të deklaruar humanitar, ushtria e Izraelit ka thënë se tri mortaja janë hedhur nga Gaza në territorin izraelit.
Ushtria ka thënë se mortajat kanë rënë në rajonin Eshkol, i cili kufizohet me Rripin e Gazës.
Incidenti ka ndodhur vetëm dy orë pasi armëpushimi ka hyrë në fuqi.
Hamasi nuk i ka komentuar këto raporte.
Edhe Izraeli, edhe militantët e Hamasit janë pajtuar për armëpushimin, i cili do të duhej të ishte në fuqi nga ora 9:00 deri në orën 14:00.
Armëpushimi është shpallur në përgjigje të një apeli të OKB-së për pauzë humanitare.