Ndërlidhjet

Sulme në Irak, civilë dhe militantë të vrarë


Irak
Irak

Zyrtarët në Irak kanë thënë se forcat e sigurisë kanë vrarë 15 militantë islamikë, në përgjigje të një sulmi të tyre në qytetin Amirli.

Sipas burimeve zyrtare, militantët e Shtetit Islamik dhe disa ekstremistë të tjerë sunitë kanë sulmuar këtë qytet një ditë më parë.

Në Bagdad, raportohet se katër persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pasi një bombë e fshehur në një karrocë, ka shpërthyer pranë një xhamie shiite.

Autoritetet spitalore në Bagdad kanë konfirmuar numrin e viktimave.

XS
SM
MD
LG