Ndërlidhjet

Ukrainë: Aeroplani i udhëtarëve është goditur me raketë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtari i Ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Harashchenko, thotë se aeroplani i udhëtarëve i Malajzisë, që është përplasur në pjesën lindore të Ukrainës, ishte goditur nga një raketë tokë – ajër.

Harashchenko tha se të 280 udhëtarët dhe 15 anëtarët e ekuipazhit janë vrarë.

Më herët është raportuar se një aeroplan i udhëtarëve i Malajzisë sot është përplasur në Ukrainë, afër kufirit me Rusinë.

Agjencitë Interfax dhe ITAR-TASS, duke cituar burime të industrisë së aviacionit, thanë se aeroplani i tipit Boeing 777 po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur.

Raportohet se aeroplani është rrëzuar në territorin e Ukrainës, afro 60 kilometra nga kufiri me Rusinë.

Interfax ka cituar burime të zyrtarëve të Ukrainës, që kanë thënë se aeroplani është rrëzuar në qytetin Shakhtarsk në rajonin lindor Donjeck.

Kryeministri i vetëshpallur i së ashtuquajturës “Republikë Popullore e Donjeckut”, Aleksandr Borodai, e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi, duke thënë se separatistët nuk kanë raketa të afta për ta rrëzuar aeroplanin që fluturon në lartësi 10 mijë metra.

Ai ka pretenduar se incidenti ishte “provokim” nga ushtria e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG