Ndërlidhjet

Poroshenko: Rrëzimi i aeroplanit – “akt terrorist”


Pamje nga vendi ku është rrëzuar aeroplani
Pamje nga vendi ku është rrëzuar aeroplani

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se “rrëzimi i aeroplanit të Malajzisë me 295 udhëtarë, afër kufirit me Rusinë, në pjesën lindore të Ukrainës, që fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, ishte “akt terrorist”.

Por, separatistët prorusë e kanë fajësuar ushtrinë e Ukrainës.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë, për të mundësuar një hetim ndërkombëtar të papengesa dhe të shpejtë lidhur me rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë, mbi territorin që është nën kontroll të kryengritësve në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Ukraina e bartë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuaara, Ban Ki-moon, ka kërkuar hetime të plota ndërkombëtare për këtë katastrofë.

XS
SM
MD
LG