Ndërlidhjet

Hoxhaj i ka ngushëlluar ministrat për viktimat e aeroplanit të rrëzuar


Lule në mbetjet e aeroplanit të rrëzuar dje në pjesën lindore të Ukrainës
Lule në mbetjet e aeroplanit të rrëzuar dje në pjesën lindore të Ukrainës

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka dërguar telegrame ngushëllimi ministrave të punëve të jashtme të Holandës, Malajzisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë, Gjermanisë, Indonezisë, Belgjikës dhe Filipineve, pas rrëzimit të aeroplanit të Malajzisë, në kufirin Ukrainë -Rusi, që rezultoi me qindra të vdekur, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

"Republika e Kosovës fuqimisht mbeshtet një hetim ndërkombëtar, i cili do të sqaroje rrethanat e kësaj tragjedie shokuese”, thuhet në telegramin e zotit Hoxhaj, dhe shtohet se “ne jemi përkrah familjeve të viktimave, popujve dhe qeverive tuaja në këto orë të dhimbshme të një tragjedie ndërkombëtare”.

XS
SM
MD
LG