Gjigandi i internetit Google ka raportuar rritje të të ardhurave në çerekun e dytë të këtij viti për 22 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kompania ka thënë se kërkesat e mëdha për reklama kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave.
Google po ashtu ka njoftuar se shefi i biznesit, Nikeshj Arora, do të lërë kompaninë.
Arora, i cili ka punuar për Google dhjetë vjet, do të zëvendësohet përkohësisht nga Omid Kordestani, i cili ka qenë themelues i biznesit të Google.