Ndërlidhjet

KS kërkon hetime të plota të rrëzimit të aeroplanit


Këshilli i Sigurimit i OKB-së, 18 korrik 2014.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, 18 korrik 2014.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për hetime të plota dhe të pavarura ndërkombëtare të rrëzimit të aeroplanit malajzian, me 298 njerëz në bord, në territorin e Ukrainës.

Këshilli po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha palëve që t’iu sigurojnë hetuesve qasje në lokacionin ku ka rënë aeroplani.

E dërguara e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, ka thënë se raketa që ka goditur aeroplanin duket se është hedhur nga një zonë që kontrollohet nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Power po ashtu ka thënë se SHBA-ja nuk e hedh poshtë mundësinë që personeli rus të ketë ndihmuar në rrëzimin e aeroplanit.

Këshilli i Sigurimit ka mbajtur një minutë heshjte për viktimat e tragjedisë.

XS
SM
MD
LG