Ndërlidhjet

Konflikti në Gaza: Rritet numri i njerëzve që kërkojnë strehim


Gazaq
Gazaq

Numri i njerëzve në Gaza që kërkojnë strehim nga konflikti me Izraelin pothuajse është dyfishuar të premten, ka thënë OKB-ja.

Punëtorët e ndihmës në Gaza kanë thënë se janë mbi 40,000 njerëz që mbrohen në 34 strehimore të OKB-së.

Shifrat vijnë pasi Izraeli ka dërguar trupa dhe tanke në Gaza, për të sulmuar militantët e Hamasit që hedhin raketa në territorin izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për zgjerim të ofensivës në Gaza.

Hamasi, grupi palestinez që kontrollon Rripin e Gazës, ka thënë se Izraeli do të paguajë “çmim të lartë” për pushtimin.

XS
SM
MD
LG