Ndërlidhjet

Ban niset drejt Lindjes së Mesme


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, është nisur drejt Lindjes së Mesme për të ndihmuar në dhënien fund konfliktit në mes të Hamasit dhe Izraelit.

Nën sekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike, Jeffrey Feltman, ka njoftuar për këtë udhëtim gjatë një takimi urgjent për Gazën.

Feltman i ka thënë Këshillit të Sigurimit se armëpushimi është i “domosdoshëm” që të arrihet sukses në trajtimin e nevojave urgjente humanitare.

Mjekët kanë informuar se 48 palestinezë janë vrarë më 18 korrik, derisa mijëra ushtarë izraelitë kanë kaluar në territorin e Gazës për të bërë përpjekje që të shkatërrojnë aftësitë për sulme me raketa të Hamasit dhe tunelet që militantët i shfrytëzojnë për të kaluar në Izrael.

Numri i viktimave palestineze ka arritur në 289 të vrarë prej 8 korrikut, kur Izraeli fillojë sulmet ajrore kundër militantëve të Hamasit të cilët e sulmojnë regullisht Izraelin me raketa.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se SHBA-të janë “thellësisht të shqetësuara rreth rrezikut të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës dhe humbjes së jetërave të pafajshme” në këtë konflikt.

XS
SM
MD
LG