Ndërlidhjet

Autobusi i Podujevës aksidentohet në Serbi


(Ilustrim)

Mediat serbe raportojnë se mbi 30 pasagjerë të një autobusi që është nisur nga Podujeva, janë lënduar, kur për arsye që ende nuk dihen, autobusi i tyre ka dal nga rruga në Rudare.

Siç raportojnë mediat në Serbi, disa prej udhëtarëve janë në gjendje të rëndë.

Fjala është për autobusin e linjes Salzburg – Prishtinë me të cilin udhëtonin 49 pasagjerë.

Gjithëmonë sipas mediave serbe, të lënduarit fillimisht janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Kurshumli, mirëpo drejtoresha e kësaj të fundit, Uranija Petroviç, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, BETA, se 10 persona që kanë pësuar lëndime të rënda janë dërguar në Qendrën Spitalore në Nish.

Në mesin e të lënduarve janë edhe 15 fëmijë, të cilët sipas raportimeve të mediave serbe nuk kanë pësuar lëndime me pasoja në jetë.

XS
SM
MD
LG