Ndërlidhjet

Ukrainë: Ekipet e OSBE-së me çasje të limituar


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Separatistët e armatosur në lindje të Ukrainës kanë lejuar inspektorët ndërkombëtar që të vizitojnë një fushë të mbuluar me copëra të aeroplanit të rrëzuar të “Malaysian Airlines” i cili u godit nga një raketë më 17 korrik, duke vrarë 298 persona në bord.

Komandanti i rebelëve iu ka thënë ekipeve të OSBE-së më 19 korri që separatistët nuk i kanë prekur dëshmitë dhe se nuk kanë gjetur “kutitë e zeza” që përmbajnë të dhëna të fluturimit.

Separatistët një ditë më parë patën bllokuar inspektorët që të arrijnë në të njejtën fushë.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar sot rebelët se po bëjnë përpjekje që të shkatërrojnë dëshmitë e këtij krimi ndërkombëtar “me ndihmën e Ruisë”.

Shefi i shërbimit të inteligjencës së Ukrainës, ndërkohë ka thënë se ai ka “prova bindëse” se aeroplani është goditur nga një raketë BUK-1 që operohet nga një ekip i qytetarëve rusë.

Hetuesit e Interpolit dhe Europolit kanë udhëtuar sot drejt Ukrainës për të ndihmuar në identifikimin e viktimave të aeroplanit të rrëzuar.

XS
SM
MD
LG