Agjencia që kontrollon bujqësinë ruse ka njoftuar se ndalimi i importit të frutave të Moldavisë i marrë si vendim më 18 korrik, ka hyrë në fuqi menjëherë.
Fillimisht kjo agjenci ka thënë se ndalimi i importimit të këtij malli do të hynte në fuqi më 21 korrik.
Ndalimi përfshinë bllokimin e importimit të mollave të freskëta, dardhave dhe ftonjëve si dhe kajsive të freskëta, qershive, pjeshkave, nektarinat, dhe kumbullat.
Moldavia, së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kanë nënshkruar muajin e kaluar marrëveshjet e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Kjo e kishte zemëruar Kremlinin, që rregullisht ka përdorur presione ekonomike duke bërë përpjekje që të ndalojë ish republikat sovjetike të afrohen me Bashkimin Evropian.