Ndërlidhjet

Gjermania Rusisë, ke shansin e fundit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel me Presidentin rus, Vladimir Putin
Kancelarja gjermane, Angela Merkel me Presidentin rus, Vladimir Putin

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Ëalter Steinmeier, ka thënë se Moska është duke u përballur me mundësinë e fundit që të verifikojë se e ka seriozisht ndikimin për arritjen e paqes në Ukrainë, pas rrëzimit të aeroplanit të “Malaysia Airlines” në pjesën lindore të Ukrainës nga një raketë që dyshohet se i përkiste Moskës.

Steinmeier ka dhënë këtë deklaratë sot për gazetën “Bild am Sonntag” pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin se ai duhet të përdor ndikimin e tij te separatistët pro rusë në Ukrainë.

Steinmeier dhe Merkel kanë thënë se Rusia nuk ka bërë sa duhet për të ndaluar rebelët pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Merkel dhe Putin janë pajtuar që diplomatët e OSBE-së duhet të takohen drejtpërdrejt me separatistët, zyrtarët e Ukrainës dhe diplomatët rusë për të bërë përpjekje që të arrihet armëpushim në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG