Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në aeroportin e Tripolit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Luftime të ashpra kanë rinisur sot përreth aeroportit ndërkombëtar të Tripolit në Libi ku që një kohë milicitë rivale janë duke luftuar për kontroll.

Përleshjet e sotme kanë lënë së paku katër të vrarë ndërsa ka detyruar shumë të tjerë që të zhvendosen prej shtëpive të tyre.

Luftimet në aeroport janë dhuna më serioze në Tripoli prej konfliktit të vitit 2011 kur ra regjimi i Muammer Gadaffit.

Nga ajo kohë, qeveria e dobët e Libisë nuk ka arritur që të krijojë autoritet mbi brigadat rivale të ish rebelëve që po luftojnë për fuqi ekonomike dhe politike.

XS
SM
MD
LG