Ndërlidhjet

Bruksel: Nesër takimi për barrikadat


Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton ka ftuar delegacionet kosovare dhe serbe në Bruksel për të diskutuar për heqjen e barrikadave në urën e Ibrit.

Takimet sipas një njoftimi të qeverisë së Kosovës, do të mbahet nesër.

“Nga ky takim pritet të dal një plan një plan konkret dhe me afate të qarta për heqjen e barrikadave dhe mundësimin e lëvizjes së lirë në urën e Ibrit dhe përreth saj në pajtim me ligjet e shtetit të Kosovës dhe Marrëveshjet e Brukselit”, thuhet më teje në njoftimin e qeverisë kosovare në largim.

Komunikata më tej shkruan se “në këto takime do të marrin pjesë edhe kryetarët e të dy komunave të qytetit të Mitrovicës si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe asaj të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”.

XS
SM
MD
LG