Ndërlidhjet

Obama, Komorowski: Thirrje për rritje të buxheteve të mbrojtjes


Barack Obama dhe Bronislaw Komorowski (majtas) gjatë një takimi të mëparshëm
Barack Obama dhe Bronislaw Komorowski (majtas) gjatë një takimi të mëparshëm

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai polak, Bronislaw Komorowski, kanë diskutuar për nevojën e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë, pas rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy zyrtarët e lartë, poashtu, e kanë theksuar rëndësinë e unitetit transatlantik “në përgjigje të rrëzimit tragjik të Aeroplanit të Malajzisë (MH17) dhe përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e Ukrainës”.

Mëtutje, agjencia AFP ka raportuar se biseda e mbrëmshme telefonike ndërmjet presidentëve Obama dhe Komorowski u bë një ditë para takimit në Varshavë të liderëve të nëntë shteteve anëtare të NATO-s, nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

XS
SM
MD
LG