Ndërlidhjet

Protestohet para ambasadës ruse në Malajzi


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Qindra protestues janë mbledhur sot para ambasadës ruse në Kuala Lumpur duke kërkuar drejtësi për viktimat e aeroplanit malajzian që u rrëzua më 17 korrik në lindje të Ukrainës.

Demonstruesit kërkojnë arrestimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit në zonën që kontrollohet nga rebelët pro rusë.

Rrëzimi i këtij aeroplani vrau të 298 personat që ishin në bord.

Një zyrtar i ambasadës ruse ka thënë se pjesëtarët e stafit janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda hapësirës së ambasadës.

Vendet perëndimore i kanë akuzuar separatistët pro rusë që mundësisht me ndihmën e Moskës, e kanë rrëzuar aeroplanin.

Më herët gjatë ditës, Ambasadorja ruse në Malajzi, Lyudmilla Vorobyeva e ka përsëritur qëndrimin e Moskës se vendi i saj nuk ka asgjë të bëj me rrëzimin e aeroplanit ndërsa për këtë e ka fajësuar Ukrainën.

XS
SM
MD
LG