Ndërlidhjet

BE pajtohet me zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministrat e jashtëm të BE-së janë pajtua që të zgjerojnë sanksionet kundër Rusisë pas dyshimeve se rebelët pro rusë në lindje të Ukrainës janë fajtor për rrëzimin e aeroplanit malajzian më 17 korrik.

Në një takim të mbajtur dje në Bruksel, ministrat janë pajtuar që të përshpejtojnë “masat e synuara” për të cilat janë pajtuar edhe udhëheqësit e shteteve të BE-së në samitin e javës së kaluar.

Sipas Reutersit, ministrat e jashtëm të BE-së, për herë të parë kanë përmendur mundësinë e restrikcioneve ndaj qasjes së Rusisë në tregun kapital evropian, tregun e mbrojtjes dhe teknologjisë së energjisë.

Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, ka thënë Londra dëshiron që këto masa të kenë cak miqtë e shefit të Kremlinit, Vladimir Putin për t’i bërë kështu presion Rusisë që të ndalojë përzierjen në punët e Ukrainës.

BE do të diskutoj zgjerimin e listës aktuale të sanksioneve më 24 korrik.

Zyrtarët e Ukrainës dhe ata të perëndimit thonë se ka dëshmi të shumta që aeroplani malajzian është rrëzuar nga rebelët e përkrahur nga Rusia më 17 korrik.

XS
SM
MD
LG