Ndërlidhjet

Vuçiq: Kemi bërë marrëveshje të mirë për Rrjedhën e Jugut


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia ka bërë marrëveshje të mirë me Rusinë për ndërtimin e tubacionit të gazit, Rrjedha e Jugut.

Nga ky projekt rus, Vuçiq ka thënë se kompanitë e ndërtimit do të kenë së paku 350 milionë euro përfitim.

“Rrjedh apo nuk rrjedh gazi, kjo është një kontratë e mirë për ne”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka përsëritur se Qeveria e Serbisë udhëheq politikën e integrimit evropian, por edhe të miqësisë me Rusinë.

Serbia ka nënshkruar kontratën në fjalë më 8 korrik.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që t’i rezistojnë presionit të Kremlinit rreth këtij projekti, duke thënë se kontratat me Gazpromin rus i shkelin rregullat e BE-së.

XS
SM
MD
LG