Ndërlidhjet

Taxhikistani me rrjetin e vet social


Taxhikistan
Taxhikistan

Taxhikistani ka lansuar një rrjet të ri social që pritet të bëhet alternativë e ueb-faqes ruse, odnoklassniki.ru, e cila ka qenë e paarritshme për shumë taxhikë qysh më 18 korrik.

Ganijon Salomzoda, themelues i ueb-faqes së re vipnet.tj, u ka thënë gazetarëve se ajo ndalon publikimin e materialeve ekstremiste dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Ueb-faqja po ashtu ndalon “shkarkimin e materialeve që shkelin traditat taxhike, si dhe të videove dhe fotografive që shkelin legjislacionin islamik”.

Nuk është e qartë se çfarë nënkupton “legjislacioni islamik” dhe se cilat materiale shkelin traditat taxhike.

XS
SM
MD
LG