Ndërlidhjet

Dy avionë të Ukrainës “sulmohen nga territori rus”


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria ukrainase ka thënë se raketat që kanë rrëzuar të mërkurën dy aeroplanë luftarakë të Ukrainës, janë hedhur nga territori i Rusisë.

Këshilli për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare i Ukrainës ka thënë se “në bazë të informatave të para, raketat janë hedhur nga territori rus”.

Më herët, zyrtarët ukrainas kanë fajësuar rebelët pro-rusë për rrëzimin e dy avionëve Su-25s në lindje të vendit.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se pilotët kanë arritur të dalin nga aeroplanët, porse vendndodhja dhe gjendja e tyre nuk dihen.

Sulmi ndaj dy avionëve luftarakë vjen pak ditë pas rrëzimit të një aeroplani të Malajzisë në lindje të Ukrainës.

Të 298 njerëzit në bordin e këtij aeroplani, shumica nga ta shtetas holandezë, kanë vdekur.

Dyshohet se separatistët pro-rusë e kanë sulmuar atë me raketë.

XS
SM
MD
LG