Ndërlidhjet

Sot niset grupi tjetër i viktimave të MH17 për Holandë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Sot do të niset për Holandë grupi i dytë i trupave të pajetë të pasagjerëvë të aeroplanit malajzian që u rrëzua më 17 korrik në lindje të Ukrainës.

Grupi i parë prej 40 mbetjeve mortore ka arritur dje në Holandë, pas një ceremonie solemne në Kharkiv të Ukrainës.

Trupat kanë arritur në dy aeroplanë ushtarakë në qytetin jugor holandez të Eindhovenit.

Aeroplanët janë pritur ngaMbreti Ëilliem –Alexander dhe Mbretëresha Maxima të Holandës, kryeministri holandez, Mark Rutte, dhe përfaqësues të komebeve të tjera që gjithashtu kanë humbur banorë të tyre në këtë tragjedi.

Flamujt e 11 shteteve që kanë humbur njerëzit e tyre janë vendosur në gjysëm shtizë në aeroport, ndërsa është mbajtur edhe një minutë heshtje.

Rreth 74 mbetje mortore pritet të arrijnë sot në Holandë.

Ndërkohë, ushtria ukrainase ka thënë se dy aeroplanë ukrainas janë rrëzuar dje nga raketa të gjuajtura prej territorit rus.

XS
SM
MD
LG