Ndërlidhjet

Masum, kandidati për president i Irakut


Fuad Masum, kandidati për president të Irakut
Fuad Masum, kandidati për president të Irakut

Politikani kurd, Fuad Masum , sipas të gjitha gjasave do të bëhet presidenti i ardhshëm i Irakut pasi blloku kurd i parlamentit irakian është pajtuar që ta kandidoj atë në votimin që pritet të mbahet sot.

Sipas një marrëveshje jo formale prej vitit 2003 kur nga pushteti u largua Saddam Hyseini, pozita e presidentit irakian është vendosur t’i jepet komunitetit kurd.

Masum, raportohet se e ka tejkaluar kandidatin tjetër kurd, Barham Saleh gjatë një votimi me dyer të mbyllura që është mbajtur në një hotel të Bagdadit.

Masum, 76 vjeçar është anëtar i Unionit Patriotik të Kurdistanit, partia e presidentit aktual, Jalal Talabani.

XS
SM
MD
LG