Ndërlidhjet

Moskë:Aeroplanët ukrainas nuk u sulmuan nga Rusia


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë e ka hedhur poshtë sot një deklaratë të Këshillit të Sigurisë së Ukrainës që raketat të cilat rrëzuan dy aeroplanë ushtarakë të Ukrainës janë gjuajtur nga Rusia.

Lajmi është publikuar nga gjencia e lajmeve, Interfax duke e cituar një zyrtar anonim të ministrisë së mbrotjes.

“Në përpjekje për të mashtruar opinionin, për të tërhequr vëmendjen prej katastrofës me aeroplanin malajzian, fantazia e autoriteteve në Kiev meriton të përfshihet në Librin e Kuq të aforizmave ushtarake”, ka thënë zyrtari anonim i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Këshilli i Sigurisë së Ukrainës ka thënë dje se informacionet fillestare tregojnë që raketar të cilat rrëzuan dy aeroplanë qeveritar ushtarak të Ukrainës janë lansuar nga Rusia.

XS
SM
MD
LG