Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës


Arseniy Yatsenyuk
Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka dhënë dorëheqje nga posti, pasi dy partnerët kryesorë të koalicionit të shumicës kanë njoftuar tërheqjen e tyre.

Një zhvillim i tillë i mundëson presidentit Petro Poroshenko që të nisë procedurat për zgjedhje të reja parlamentare.

Pas dorëheqjes së Yatsenyukut, kryetari i Parlamentit, Oleksandr Turchynov, ka kërkuar nga partitë UDAR dhe Svoboda që të emërojnë një “kandidat teknik” për të mbushur postin e kryeministrit.

UDAR dhe Svoboda janë dy partitë që janë tërhequr sot nga koalicioni.

XS
SM
MD
LG