Ndërlidhjet

Rusia ndalon prodhimet e qumështit nga Ukraina


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka ndaluar të gjitha importet e prodhimeve të qumështit nga Ukraina, duke përmendur mungesën e kontrollit të cilësisë.

Ky hap është shenja e fundit e përkeqësimit të marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, pasi Ukraina ka nënshkruar marrëveshjen për tregti të lirë me Bashkimin Evropian.

Një zëdhënës i agjencisë për ushqim dhe bujëqësi të Rusisë, Rosselkhoznadzor, ka thënë se ndalesa ëshhtë vendosur pas zbulimit të niveleve të larta të antibiotikëve dhe bakterieve në prodhimet e qumështit të Ukrainës.

Ndalesa do të hyjë në fuqi më 28 korrik.

XS
SM
MD
LG