Ndërlidhjet

Ukrainë: 325 ushtarë të vrarë gjatë luftimeve me kryengritësit


Pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës
Pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës

Ushtria e Ukrainës thotë se 325 ushtarë dhe oficerë janë vrarë prej se para më tepër se dy muajsh ka filluar operacioni “antiterror” në rajonet lindore Luhansk dhe Donjeck.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, u tha sot reporterëve se edhe 1,232 ushtarë të tjerë, janë plagosur në luftimet kundër separatistëve prorusë, në operacionin i cili filloi më 15 prill.

Në këtë të dhënë janë përfshirë edhe 13 ushtarë të vrarë dhe 19 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Mendohet se qindra kryengritës dhe civilë janë vrarë gjatë luftimeve, megjithqë nuk ka numra të saktë.

Aktualisht, ushtarët e Ukrainës janë të përfshirë në luftime në rajonet lindore, Luhansk dhe Donjeck.

Gjatë dy javëve të kaluara, ushtria e Ukrainës e ka marrë kontrollin ndaj gjysmës së territorit, që mbahej nga kryengritësit.

XS
SM
MD
LG