Ndërlidhjet

Afganistan: Militantët i vranë 14 civilë


Forcat e sigurisë afgane i marrin pozicionet pas një sulmi të mëhershëm të talibanëve
Forcat e sigurisë afgane i marrin pozicionet pas një sulmi të mëhershëm të talibanëve

Zyrtarët e Afganistanit thonë se sot militantët talibanë i kanë vrarë 14 njerëz q ë udhëtonin në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Zyrtarët në provincën perëndimore Ghor kanë thënë se persona të armatosur i kishin ndalur dy minubusë, që vinin nga kryeqyteti Kabul, dhe i kanë ekzekutuar 14 civilë.

Zyrtarët thanë se personat e vrarë ishin pjesëtarë të grupit shiit Hazara.

Ndër personat e vrarë ishin tri gra dhe një fëmijë.

Deri tash askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për këtë sulm. Por, në të kaluarën, talibanët shpeshherë janë fajësuar për sulmet e ngjashme.

Sipas të dhënave më të reja të Kombeve të Bashkuara, 4,853 civilë janë vrarë ose plagosur në gjashtë muajt e parë të këtij viti, që paraqet një ngritje prej 24% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG