Ndërlidhjet

Rusi: SHBA akuzohet për “fushatë të shpifjeve”


Pamje e Kremlinit në Moskë
Pamje e Kremlinit në Moskë

Ministria e jashtme e Rusisë i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po zhvillojnë “fushatë të vazhdueshme të shpifjeve” kundër Rusisë, lidhur me krizën në Ukrainë.

Sipas një kumtese të sotme të Ministrisë së jashtme ruse, administrata e Shteteve të Bashkuara është “gjithnjë e më tepër e udhëhequr nga gënjeshtrat flagrante” në politikën e saj të jashtme.

Me këtë kumtesë pala ruse ka reaguar ndaj akuzave të Uashingtonit se Moska ishte për “tu fajësuar” për rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë në pjesën lindore të Ukrianës, nga separatistët e dyshuar të mbështetur nga Rusia.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se Uashingtoni ka dështuar të paraqes ndonjë provë për t’i arsyetuar pretendimet e veta.

Ajo, poashtu, thotë se duke vazhduar “ta shtyjë Kievin në represion të popullatës së pakënaqur rusishtfolëse në Ukrainë”, administrata e Shteteve të Bashkuara e ka “një lloj të përgjegjësisë për konfliktin e brendshëm në Ukrainë dhe konsekuencat e saja të rënda”.

XS
SM
MD
LG