Ndërlidhjet

Irak: Është rrëmbyer një politikan sunit


Pamje nga një pjeesë e Bagdadit
Pamje nga një pjeesë e Bagdadit

Policia e Irakut thotë se persona të armatosur e kanë rrëmbyer një politikan sunit në kryeqytetin Bagdad.

Sipas policisë, persona të armatosur e kanë bastisur shtëpinë e shefit të Këshillit Provincial të Bagdadit, Riyadh al-Adhdah, mbrëmë vonë dhe e kanë marrë atë dhe disa truproje të tij me vete.

Raportohet se dy persona që e kishin rrëmbyer Adhdahun ishin të veshur me uniforma ushtarake.

Nuk është e qartë nëse ai është arrestuar nga forcat e sigurisë ose është rrëmbyer.

Riyadh al-Adhdah është pjesëtar i grupit Mutahidoon, blloku kryesor arab sunit në Parlamentin e Irakut.

Në vitin 2012, ai ishte burgosur për tetë muaj lidhur me akuza se i ka financuar grupet kryengritëse.

XS
SM
MD
LG