Ndërlidhjet

Thaçi: Uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar kryetarit të bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Fiter Bajrami vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, ku besimtarët u sporvuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame”, thuhet në telegranmin e zotit Thaçi.

Mëtutje, në faqen në Internet të qeverisë së Kosovës, theksohet se në telegram shkruan se “qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humanitare, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”.

Hashim Thaçi, poashtu, ka shkruar se “Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj evroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe mëtutje respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj”.

Festa e Bajramit në Kosovë fillon të hënën më 28 korrik.

XS
SM
MD
LG